Sulmohet fizikisht një femër në Lubizhd, i dyshuari shoqërohet në polici

0
204
Foto: Ilustrim

Sulmet fizike janë raste të shpeshta të cilat raportohen në Policinë e Kosovës nga viktima të ndryshme.

Një rast të tillë e ka raportuar dje rreth orës 18:00 një femër nga fshati Lubizhd i Prizrenit.

Viktima ka deklaruar në polici se pas një mosmarrëveshje me një person është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, shkruan SuharekaOnline.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në Prizren ku bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Poashtu, policia bën të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply