“Neymar hija e vetvetes”, tifozët e Parisit “grusht” brazilianit

0
34

Humbja e parë sezonale e Paris Saint-Germain bëri bujë në Francë si dhe në pjesën tjetër të botës. Normalisht, nëse mund të aktivizosh që nga minuta e parë sulmues të tillë si Neymar, Mbappé dhe Messi, dhe në fund nuk kë bërë asnjë gjuajtje në portë ndaj Rennes të mesit të tabelës, të duket e pabesueshme kjo statistikë.

Në Paris, ka kritika për të gjithë lojtarët, por veçanërisht për brazilianin Neymar, që po shfaqet larg formës se atij futbollisti për të cilin është shpenzuar shuma rekord e 222 milionë eurove.

Neymar ka mundur të tundë rrjetë vetëm dy herë në 41 tentativat e fundit dhe gazeta “Le Parisien” është e pamëshirshme në vlerësimin që i bën lojtarit.

“Fillimi më i keq i sezonit te PSG, I ka munguar në saktësia, teknikisht i padobishëm, hija e vetvetes “.

Një gjykim që përqafohet nga një pjesë e madhe e mbështetësve parizienë, të paktën duke parë rezultatet e një sondazhi të “l’Equipe”. Gazeta franceze shtroi pyetjen nëse O ‘Ney e meriton të luajë titullar në këtë moment dhe 66% e pjesëmarrësve në sondazh u përgjigjën jo, 29% ishin pro dhe pjesa e mbetur të pavendosur.

Shigjetat ndaj brazilianit vijnë si pasojë e nokautit të parë të skuadrës në këtë sezon dhe rreth një javë pas frazës së Mbappesë nga stoli:  “Ai “barbon” nuk më pason kurrë”./SS

Leave a Reply