Lokomotiva e shqiptarëve shkruan historinë, futet në Champions

0
489

Lokomotiva Zagreb e ka zënë vendin e dytë në kampionatin kroat, pas një drame të madhe ku shënuan fitore ndaj Osijek (2-1) dhe për herë të parë në historinë e klubit, kanë fituar të drejtën të luajnë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Me 65 pikë të tubuara, Lokomotiva që bazën kryesore të skuadrës së parë e ka me futbollistë shqiptar, ka lënë pas Osjekun dhe Rijekën, dy klube më me emër.

Lirim Kastrati, Myrto Uzuni, Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Indrit Tuci, kanë luajtur rregullisht këtë vit me Lokomotivë, ndërsa dy prej tyre tashmë kanë bërë një hap tutje në karrierë.

Lirim Kastrati do të luajë te kampionët e Dinamos së Zabrebit, ndërsa Myrto Uzuni te Ferencvarosi i Hungarisë.

Ndeshje në Ligën e Kampionëve për Lokomotivën zhvillohen mes 25 ose 26 gusht, ndërsa më 10 gusht ata do të zbulojnë kundërshtarin e tyre të parë.

Përfaqësuesi kroat do të luajë kundër skuadrave që gjithashtu nuk ishin kampionë në vendet e tyre, dhe do të fillojë rrugëtimin në raundin e dytë kualifikues.

Lokomotiva mund të luajë ndaj emrave si Viktoria Plzen, Rapid Vienna ose PAOK. 

Leave a Reply