Interi nuk e korr atë që e mbjell, thotë Conte

0
451
Foto: Arkiva

Trajneri i Interit, Antonio Conte thotë se nuk ëndërron kot se skuadra e tij ka shpresa për ta fituar titullin në Serie A, e madje as Ligën e Evropës, duke thënë se ka sezone kur zikaltrit nuk e korrin atë që e mbjellin.

Interi u rikthye në pozitën e dytë pas fitores 3:0 kundër Genoas të shtunën në Marassi, falë dy golave nga Romelu Lukaku dhe një nga Alexis Sanchez.

Kjo fitore e ka shtuar presionin ndaj liderit, Juventus, por Conte nuk shpreson aspak se skuadra e tij ka gjasa për titull në tri ndeshjet e mbetura në Serie A.

“Është për të ardhur keq sesi (kemi humbur pikë) në disa ndeshje, por ka sezone kur nuk e korr atë që e mbjell dhe kjo ka ndodhur me Interin. Dikush tjetër do ta fitojë titullin, por ne duhet patjetër të kemi synime për të arritur lart”, tha Conte pas ndeshjes, transmeton GE.

Ndërsa, i pyetur se a ka gjasa skuadra e tij ta fitojë Ligën e Evropës, trajneri italian tha se Manchester United mund të jetë favoriti kryesor.

“Ka ekipe tjera si Manchester United që dëshiron ta fitojë atë. Në Angli thonë se Unitedi është i detyrua ta fitojë, ndryshe mund të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Por ne do ta japim më të mirën nga vetja”, shtoi ai. 

Leave a Reply