Fat i mirë për ‘Gjelat’/ Benzema s’mungon në EURO20

0
315

Karim Benzema (33-vjeçar) do të jetë në Kampionatin Europian EURO20.

Sulmuesi i Real Madridit mbrëmë pësoi një lëndim në ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë, shkruan IndeksOnline

Një lëndim i lehtë muskulor, që nuk e dëmton sulmuesin francez. Ai do të jetë në EURO20!

Kombëtarja e Francës nis aventurën në Kampionatin Europian të martën më 15 qershor – kundër Gjermanisë.

‘Gjelat’ në grup kanë: Gjermaninë, Hungarinë dhe Portugalinë.

Leave a Reply