Antonela Berisha u bë e njohur nga publiku shqiptar që kur hyri në emisonin “Për’puthen”.
Ajo thoshte se ka ardhur nga Italia me qëllim që të gjejë një burri nga Shqipëria, shkruan Indeksonline.
E ftuar në një emision ajo zbuloi se nuk është hera e parë që ka konkurruar në këtë format të emisioneve.
Ajo tregoi se ka konkurruar edhe në “Uomini e donne”, që është versioni italian i programit të dashurisë.
Antonela u shpreh se është vërtet mirënjohëse ndaj emisionit “Për’puthen”, pasi edhe pse nuk gjeti dashurinë, i ka hapur shumë dyer.