Arsenali fiton FA Cup, siguron pjesëmarrjen në Europa Lague

0
500

Arsenali mbyll me trofe sezonin dhe siguron pjesëmarrjen në Europa League. “Topçinjtë” e Londrës mposhtën 2-1 me përmbysje Chelsea-n në finale e FA Cup, duke u rikonfirmuar specialistët e këtij kompeticioni.

Heroi i skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta ishte pa dyshim Pierre-Emerick, autor i një dygolëshi që bëri të pavlefshme rrjetën e Pulisicit, por meritë të veçantë në këtë sukses të “topçinjve” pati edhe Granit Xhaka, një lider i padiskutueshëm në mesfushë, që e shtyu kundërshtarin e tij, Mateo Kovacic, të bënte dy ndërhyrje të gabuara për karton të verdhë, duke i lënë blutë me një lojtar më pak që nga minuta e 73-të.

Plot 14 herë e ka fituar FA Cup Arsenali, si asnjë skuadër tjetër angleze, i ndjekur nga Manchester United me dy trofe më pak (12).

Kjo finale e zhvilluar në Wembley nisi, shumë më mirë për Chelsea-n, që kaloi në epërsi që në minutën e 5-të me Pulisicin, pas një kombinimi të bukur me Giroud. Kundërpërgjigjja e Arsenalit erdhi në minutën e 27-të, me Aubameyang, që shndërroi në gol një 11-metërsh të akorduar nga kryesori edhe pas verifikimit nga sistemi VAR, 1-1.

Golin e fitores Aubameyang e shënoi në të 67-ën, në këtë rast i shërbyer nga Pepe. Edhe në gjysmëfinalen ndaj Manchester City-t, po në Wembley, sulmuesi me origjinë nga Gaboni mundi të realizonte dygolësh.

Pas këtij momenti edhe fati nuk ishte më me Chelsea-n, që fillimisht humbi kroatin Kovacic, pas dy të verdhave, dhe në shtesë Pedron, që u largua i dëmtaur, kur Lampard nuk kishte më mundësi të kryente zëvendësime.

Leave a Reply