Sot mot më stabil

0
106

Mbi vendin tonë ditën e mërkurë parashihet të mbajë mot më stabil, me vranësira dhe intervale me diell.

Herë herë mund të zhvillohen kushte edhe për ndonjë rigë lokale shiu. Era vazhdon të fryjë nga veriu e verilindja, megjithëse më e dobësuar, me shpejtësi 5-12m/s. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 16C, ndërsa ato maksimale arrinë deri në 24C e 27C.

Nga dita e premte pritet të kemi më shumë intervale me diell, e temperaturat kapin vlera prej 27C e 28C, njofton Prishtina Weather.

Leave a Reply