Snus “droga” më e re që po çmend futbollistët

0
245

Snus-mania është ndezur në Angli. Në vitin 2016, imazhi i James Vardy-t, i cili, në grumbullimin e Anglisë, shfaqej duke mbajtur përveç një pije energjike por edhe një paketë misterioze në dorë. 

Po, por çfarë është Snus? Le tazbulojmë

Snus nuk është gjë tjetër veçse një lloj duhani i bluar dhe i tharë i prodhuar në Suedi. E njëjta më pas laget me avull dhe mblidhet në amballazhime të vogla, sikur të ishte karamele. 

Në Angli dhe Evropë substanca konsiderohet e paligjshme, por ka shumë lojtarë të Premier League që e përdorin dhe përpiqen ta konsumojnë larg syve kureshtarë, në shumë raste me rezultate të pakënaqshme: portieri i tretë i Neëcastle, Mark Gillespie, u befasua nga kamerat gjatë një ndeshjeje kundër Liverpool-it, ndërsa ai synonte të merrte diçka.

I njëjti fat edhe për Bertrand Traoré të Aston Villa, i cili, duke kuptuar se po filmohej nga kamerat, i futi me ngut disa në gojë për të mohuar më vonë se ishte duhan suedez.

Ajo që mund të duket si një ves i thjeshtë konsiderohet në Angli si një problem i vërtetë shëndetësor. 

Snus lehtëson çlirimin e dopaminës, ose një lloj stimuluesi i menjëhershëm. Megjithatë, nuk është një substancë e ndaluar dopingu, por një stimulues që mund të shkaktojë varësi.

Leave a Reply