Kemajl Gegollaj kërkon besimin e banorëve në fshatin Bregdri të Hasit

0
48

Kandidati i LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Kemajl Gegollaj, i ka ftuar banorët e fshatit Bregdri që me 17 tetor ta votojnë LDK-në dhe kandidatin e saj për kryetar, Anton Quni.

Gegollaj ka bërë thirrje që banorët e këtij fshati ta votojnë atë, duke u zotuar se në Asamblenë Komunale do të ngritë çështjen për rregullimin e të gjitha rrugëe e trotuareve të fshatit, ndriçimin publik, rregullimin e ambientit të shkollës, ndërtimin e rrethojës së fshatit, fushën sportive dhe çështje tjera me rëndësi për komunitetin e këtij lokaliteti.

Leave a Reply