Gastronomët e Prizrenit kërkojnë lehtësimin e masave

0
573

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva bashkë me nënkryetarin z. Burim Sallauka dhe drejtorin për hartimin e projekteve z. Bujar Salihu sot janë pritur në takim nga njësia rajonale e Prizrenit, thuhet në njoftimin e OHTK-së.

“Qëllimi i takimit ishte që të shihej edhe njëherë se si është konsoliduar kjo njësi dhe se si po i vazhdojnë aktivitetet e tyre.
Bashkë me kryetarin e njësisë Rajonale të Prizrenit z. Tahir Sallauka diskutuan tema nga më të ndryshmet, u ndëgjuan shqetësimet e të pranishmëve si dhe u morën për t’u shqyrtuar të gjitha kërkesat që këta përfaqësues të bizneseve dhe njëherit antarë të njësive kishin.
Nga ky takim unanimisht dolën edhe disa kërkesa:

  • lehtësimi i masave;
  • problemi i përgjithshëm me tvsh të zgjidhet sa më parë, dhe mbetja e tvsh% të mbetet 8% edhe për një kohë të gjatë;
  • të adresohet dhe t’i ipet zgjidhje problemit me parking në zonën historike të shadërvanit;
  • të rritet numri dhe aktivizimi i zyreve të informimit;
  • të implementohet ndihma financiare për kohën e pandemisë për biznese;
  • gjetja e modalitetit të mbrojtjes së biznesit ndaj konsumatorit;
  • ndalimi i presionit të inspektorëve ndaj bizneseve.
    Në fund por jo për nga rëndësia falenderojmë z. Kujtim Sallauka pronarin e Corner2 në Prizren që na e mundësoi shfrytëzimin e hapësirave në këtë lokal”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply