Gjatë 24 orëve në Prizren u kontrolluan 65 lokale për masat anti-COVID, u mbyllën 6 prej tyre

0
540

Gjatë 24 orëve të kaluara, Drejtoria e Policisë në Prizren, Inspektorët Komunal dhe ata Sanitar nga AVUK-u kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrat tregtare dhe sheshet kryesore në Prizren.

Ky aksion kishte të bënte me monitorimin e masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës për luftën ndaj COVID-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba si në vijim:

1. Janë mbyllur 6 lokale afariste,

2. 65 Lokale te kontrollura kontrolluar

3. Janë  hapur 2 dy raste për VP nga neni 249 dhe 250

4. 6 fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje, dhe

5. 225  fletëparaqitje për mos mbajte të maskës.

“Gjate zhvillimit të këtij operacioni gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë”, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline

Leave a Reply