Si t’i mbani të freskëta arrat sa më gjatë

0
435

Artikulli më i preferuar dhe më i kërkuar i dimrit janë arrat!

Se a na duhen për ëmbëlsira festash, torta, në ditë agjërimi apo si zbukurim, i takon secilës amvise të shohë, transmeton Telegrafi.

Të qëndrojnë sa më gjatë

Në mënyrë që arrat të qëndrojnë të freskëta për aq kohë sa të jetë e mundur, lërini të qëndrojnë pas vjeljes.

Në varësi të motit, duhen dy deri në gjashtë javë për t’u tharë në një vend të ajrosur (në tavan ose tarracë e mbuluar).

Më pas ruajini në rrjeta ose arka më të vogla dhe të cekëta.

Magazinimi

Dhe në mënyrë që të mbajnë freskinë e tyre për muaj të tërë, nevojitet magazinimi i duhur.

Është më mirë t’i mbani në një dhomë të ajrosur në një temperaturë prej 10 deri në 17 gradësh.

Sillini në një dhomë më të ngrohtë vetëm nëse do t’i përdorni për një ose dy javët e ardhshme.

Në temperaturën mbi 20 gradë, bërthama e pasur me yndyrë digjet shpejt në lëvore.

Në depot e errëta, shumë të ftohta dhe hermetike (vazo në frigorifer), ju mund të ruani arra të shtypura edhe për katër javë të tjera.

Leave a Reply