“Shko moj injorante, mos ha m*t kot”, i quajti artistët trushpëlarë, Albërije i kthehet ashpër ministres Spiropali: Ik merru me kalamajt e tu…

0
390

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka reaguar ashpër ndaj ministres Elisa Spiropali, e cila një ditë më parë gjatë seancës plenare në Kuvend i quajti trushpëlarë artistët që mbrojnë Teatrin Kombëtar.

Nëpërmjet një statusi në Instastory, Hadërgjonaj ka shpërthyer ndaj Spiroaplit duke e quajtur injorante dhe i kërkon të shkojë e të merret me fëmijët e saj në shtëpi, e të mos hajë kot m*t teksa kritikon artistët.

Po ik moj injorante Elisa Spiropali. U bëre ti të tregosh për artistat që kanë dhënë shpirt në atë teatër. Ik shko rri me kalamajt e tu, se për atë punë je. Mos u merr me kollosat e artit. Në vend të ngresh zërin për të drejtat e artistëve, ti han m… për artistat,”– shkruan Albërije Hadërgjonaj.

Statusi i Hadërgjonajt

Një ditë më parë, gjatë seancës plenare në Kuvend, Spiropali u shpreh pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, teksa shtoi se ata që qëndrojnë aty duke mbrojtur godinën janë trushpëlarë.

Leave a Reply