Dita Ndërkombëtare e Familjes: Veseli poston një fotografi me gruan dhe familjen e tij

0
415

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli në Ditën Ndërkombëtare të Familjes ka postuar një fotografi së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Veseli ka thënë se kjo është një ditë e shkëlqyer për ta kaluar me më të dashurit tuaj.

Kreu i PDK-së thotë se një familje e shëndetshme dhe e lumtur, është shtylla e një shoqërie të suksesshme.

Postimi i plotë:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Familjes, një ditë e shkëlqyer për të bërë gjithçka që dëshironi së bashku me të dashurit tuaj. Është dashuria e familjes ajo që e shndërron një ngrehinë me tulla e çimento në një shtëpi të ngrohtë.

Një familje e shëndetshme dhe e lumtur, është shtylla e një shoqërie të suksesshme. Ne, krenohemi me familjen e fortë e të shenjtë tradicionale që kemi, e cila na ka mundësuar të tejkalojmë me sukses çdo sfidë.

Gjatë kësaj periudhe të vështirë, familja është streha që na jep forcë emocionale e morale, është institucioni që po mbron anëtarët e saj nga kriza dhe kujdeset për fëmijët e mbetur jashtë shkollës. Sot, shumë familjarë mund të jenë fizikisht larg prej jush, megjithatë, nuk ka pandemi që i largon prej zemrës tuaj. Nuk ka dyshim që së bashku do të fitojmë kundër koronavirusit.

Urimet më të mira nga familja Veseli!

Leave a Reply