Prishja e Teatrit/ Rozana Radi prek me reagimin e saj: Dhanë shpirtin brenda, i varrosët për herë të dytë ata që …

0
423

Këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi ka reaguar lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në postimin e saj, Radi shkruan se me veprimin e bërë janë varrosur për herë të dytë të gjithë aktorët e njohur që luajtur në atë skenë.

E pabesueshme! Lamtumirë historisë së Piro Manit, Kujtim Spahivoglit, Violeta Manushit, Kadri Roshit, Roland Trebickës, Agim Qirjaqit dhe shumë artistëve, që dhanë shpirtin këtu brenda. Do kalojnë vitet e nuk do ta njohim më qytetin tonë. U dogj një Katedrale dhe e restauroi gjithë bota, ndërsa ju çfarë bëtë? I varrosët për herë të dytë ata që nuk janë më e që ngritën me shumë mund e dashuri këtë tempull. Nuk e di si ndihen sot ata/ato që firmosën për të parë me sytë e tyre këtë që po shikon gjithë Shqipëria sot. Unë ju kisha dënuar me asnjë duartorkitje kur të tentoni të ngjiteni në skenë. Ju kisha dënuar duke mos u futur në asnjë sallë ku do interpretoni. Ju nuk e meritoni dashurinë e spektatorit!”, ka shkruar Rozana Radi.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Leave a Reply