Në ditët e fundit të shtatzënisë, ja si duket Arbana Osmani

0
131

Arbana Osmani pritet të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti dhe trupi i saj ka pësuar ndryshime gjatë shtatzënisë. Deri tani, moderatorja na ka treguar vetëm dekoltenë, madje duke bërë edhe shaka me faktin që gjoksi i saj është rritur.

Ajo postoi një foto krah mikes së saj, Xhemi Shehut, dhe komenti mbi gjoksin e rritur mori gjithë vëmendjen.

“Kujdes: Objektet mund të duken më të mëdha sesa janë në të vërtetë”, shkroi Arbana Osmani, e cila në foto mban veshur një bluzë me dekolte të hapur.

Komenti i saj shkaktoi reagime te ndjekësit, që i kërkuan ta shijojë gjoksin e rritur, pasi pas lindjes së foshnjës do të zvogëlohet sërish. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe do të sjellë në jetë një djalë.

Si gjithmonë energjike dhe në shoqërinë e djalit, Jonit, ajo është fotografuar në rrugët kryesore të Tiranës teksa po hipte në makinë.

E veshur me një fustan të gjerë, posaçërisht për zonjat shtatzëna, Arbana shihet me barkun e rritur. Ky është fëmija i saj i parë me të dashurin, regjisorin Eduart Grishaj.

Gjatë gjithë muajve të shtatzënisë, ajo ka qenë mjaft aktive me udhëtime të shpeshta dhe video ku eksperimentonte me gatimin, pasionin e saj të madh. Pak javë më parë, përmes një postimi në “Instastory”, moderatorja e njohur tregoi se lindja e bebit të dytë po afron, ndërkohë që ajo dhe partneri Eduart Grishaj janë treguar të hapur këtë periudhë për të rrëfyer planet e tyre të mëdha.

Ndërkohë që pritjes së ëmbël po i vjen fundi, duket se pasi djali të vijë në jetë, Arbana ka plane për ceremoni dasme dhe hapjen e biznesit të saj, që do të jetë një restorant luksoz.

Partneri i saj, Eduart Grishaj, i ftuar në programin “Pushime on Top”, rrëfeu detaje nga jeta e tyre.

Regjisori i “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa ka eksploruar me biçikletë vende fantastike të Malësisë së Madhe, i ka treguar moderatorit Flori Gjini shumë sekrete nga jeta e tij personale, duke filluar që nga planet për dasmën, emocionet e para si baba, si dhe për emrin e bebit që do të jetë një emër tipik shqiptar.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëj në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet te gjërat e bukura”, tha ai.

Pyetjes, a do ta sillje fëmijën në Bogë, Eduarti iu përgjigj: “Siç më kanë sjellë mua në fshat dhe jam shumë i lidhur me fshatin dhe siç e përmenda, Malësia e Madhe është si Hollivudi”.

Po si është Edi në jetën familjare, pasi dihet që u bë kohë që bashkëjeton me Arbanën?
“Jam më i mirë se në jetën profesionale. Me pjesën e filmit mendoj që ia kam dalë, ndërsa për pjesën e babait do ta shoh kur ta prek.

Nuk i lexoj librat si të bëhesh një baba i mirë. Mendoj që çdo gjë është instinktive. Ka njerëz që lexojnë shumë libra të tillë dhe pastaj kur vjen momenti i hedhin poshtë”, tregoi ndër të tjera.

Po si ishin ndjesitë e tij të para kur mësoi se do të bëhet baba?

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas, me kalimin e kohës, kthehet çdo gjë në normalitet. Pastaj fillojnë zënkat, pse ma bleve këtë shalqirin kështu, po domatet pse s’i more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. A ka qenë periudhë sfiduese kjo për mua? Jo, ka qenë periudhë shumë e mirë. Unë vazhdoj dhe ha gjëra të mira të gatuara nga Arbana. Sepse unë vetëm i shijoj gatimet dhe maksimumi shkoj deri në market për të marrë produktet. Kaq bëj unë”

Ndërsa për emrin e djalit, që pritet të vijë së shpejti në jetë, Eduarti tha se “do të jetë tipik shqiptar”…(qesh).

Nga ana tjetër, Arbana ka rrëfyer në “Instagram” një tjetër plan të madh që ata kanë bërë përveç televizionit. Në “Instastoryn” e Arbana Osmanit, vështirë të kalojë një ditë pa video gatimesh e pjatash të ndryshme, pasion ky që e ka frymëzuar të botojë dy libra me receta gatimesh. Por duket se planet e saj do të shkojnë edhe më tej.

Në aplikacionin “Ask me a question” në “Instagram”, një nga ndjekësit e ka pyetur Arbanën: “Pse nuk hap një restorant?” E kaq duhej që moderatorja të zbulojë diçka për të ardhmen.

“Do ta hap sapo të jem pak më e lirë nga punët e tjera”, është përgjigjur ajo. Pra, Arbanën do ta shohim shumë shpejt në krye të biznesit të saj dhe miqtë flasin se në fakt, ajo e ka ideuar gjithçka dhe do ta finalizojë pas lindjes së djalit.

Moderatorja është në pritje të ëmbël, ndërsa pak javë më parë mbylli sezonin e “Dua të të bëj të lumtur”. Me fillimin e shtatorit, nuk dihet nëse Arbanën do ta shohim me ndonjë projekt të ri në ekran.

Megjithatë, me ardhjen e fëmijës në jetë, një ceremoni dasme VIP dhe hapja e restorantit janë dy projektet e mëdha të çiftit.

Arbana dhe Eduarti e bënë publike lidhjen e tyre vitin e kaluar, gjatë premierës së filmit “Gjyshja”, një produksion për të cilin Arbana ishte krahu i djathtë i partnerit të saj.

/Panoramaplus.al

Leave a Reply