Fundjavën e kaluan të “ndarë”/ Pas postimit të Arbanës, Eduarti i bën dedikimin e ëmbël: Bukuritë e Thethit, vetëm ti i konkurron

0
471

Çifti i njour i showbizzit Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, dyshja më e daashur për publikun shqiptar këtë fundjave siç duket e kanë kaluar të ndarë, por pa e harruar njëri-tjetrin.

Arbana ka zgjedhur të pushojë në jug të vendit me së bashku me djalin e saj Jon, vëllain dhe  familjen e saj, ndërsa Eduarti ka zgjedhur të kalojë disa ditë aventuriere në veri të Shqipërisë me biçikletë, së bashku me miqtë e tij.

Teksa dje ndodhej në Theth, përmes disa postimeve në Instagram  ka ndarë me miqtë e tij pamje mahnitëse ku mbi foto si shkruan se bukuritë e tyre vetëm Arbana Osmani mund t’i konkurrojë.

“Vetëm t’i i konkurron këto vende kaq të bukura, Arbana Osmani.”– ka shkruar Eduarti.

Postimi i Eduartit ne Instastory

Ky postim nga regjisori vjen vetëm pak kohë pas postimit të moderatores e cila me një foto të hënës shkruante:  Më mungon, Eduart Grishaj, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Postimi i Arbanës në Instastory.

Siç duket  çifti ka shumë mall për njëri-tjerin në një kohë që ndodhen larg.

Leave a Reply