“Erdhi kjameti, kam shtuar lutjet”, Shkëndije Mujaj rrëfen praktikën 6-mujore me njerëzit në prag të vdekjes: E dua burrin praktikant të fesë Islame

0
613

Në një intervistë për Panorama Plus, këngëtarja me origjinë nga Kosova, Shkëndije Mujaj ka rrëfyer disa detaje rreth jetës së saj. Ajo ka treguar se këtë periudhë izolimi po e kalon me babain e saj.

Ndër të tjera këngëtarja ka përmendur humbjen e nënës së saj, në të cilën kaloi një fazë shumë të vështirë, ku ju desh të bënte një praktikë 6-mujore me njerëz në prag të vdekjes, për të kaluar traumën e saj.

“Pasi e humba nënën time, 6 mujorin e parë e kam vuajtur. Pothuaj çdo ditë kam qarë si fëmijë, derisa fillova me studime dhe bëra një praktikë 6 muaj, ku pashë shumë raste te rënda në stacione të vdekjes, etj ! Kjo praktikë më mundësoi të forcohem pak, kështu që jam bërë imune pak për të qenë e vetizoluar,”- është shprehur këngëtarja.

Ndërsa ka treguar se falet 5 vakte në ditë, dhe ka shtuar lutjet për të prekurit nga koronavirusi, Shkëndija tregon se beson shumë në Allah dhe madje burrin e saj të ardhshëm e do të fesë Islme, në të kundërt nuk ka shanse: “Thjesht uroj të jetë praktikant i Fesë Islame, përndryshe nuk ka as shans t’i flas, e jo më të dal me dikë.”

Duke qenë një besimtare e devotshme e fesë Islame, këngëtarja Mujaj ka treguar se beson në teorinë që gjërat që po ndodhin sot në botë, janë shenja të kiametit.

“Mund të jetë edhe një shenjë se ne duhet të jetojmë ashtu siç na e kërkon Zoti,dhe jo siç dëshirojmë ne. Për mua persoalisht si individ është një argument ky nga ato që lexoj çdo ditë. Libri ynë është i përfunduar sa i përket Krijuesit . Prandaj gjithmonë thuhet në Literaturën Islam:“ Erdhi Kjameti, ai është shumë afër”,  sepse tek Allahu ato kanë përfunduar . Ajo që do të ndodhë, nuk ka kush e ndal ! Por edhe ajo që nuk është shkruar të na godasë, kurrë nuk do të na ndodhë ,”- është shprehur Shkëndije Mujaj gjatë intervistës për Panorama Plus.

Leave a Reply