Besmir Shishko fiton çmimin kryesor në edicionin e 32-të “Zambaku i Prizrenit”

0
405

Në Kino Lumbardhi në Prizren, sonte është mbajtur edicioni i 32-të i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”.

Kënga “Më nuk je” e interpretuar nga këngëtari prizrenas Besmir Shishko, është shpallur fituese e edicionit të 32-të të këtij festivali, shkruan 04 Online.

Për dallim nga viti i kaluar ku ky festival ishte mbajtur pa prezencën e publikut për shkak të shpërthimit të pandemisë globale COVID-19, këtë vit është mbajtur me prezencën e publikut.

Për muzikën dhe orkestrimin e këngës “Më nuk je” është kujdesur Artan Elshani, ndërsa për tekstin është kujdesur vet këngëtari, Besmir Shishko./04 Online

Leave a Reply