Vitia: Nesër arrijnë 55 mijë vaksina Pfizer

0
356

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë se nesër pritet të vijnë edhe 55 mijë doza të reja të vaksinave anti-Covid.

Vaksinat do të jenë Pfizer ndërsa ai ka thënë se kujdesi duhet të jetë i shtuar tek qytetarët edhe pse janë të vaksinuar.
“500 mijë pritet të vijnë nga SHBA si donacion i Covax”, tha ai.

Ndërkohë, në kaudër të marrëveshjes së shtetit të Kosovës me Biontech, 55 mijë doza të reja Pfizer do të vijnë nesër.
Ai ka treguar edhe sa doza të vaksinave janë për momentin në Kosovë.
“Në stoqet tona për momentin janë rreth 38 mijë vaksinimi të kompanisë Pfizer. Ndërkaq janë 132,438 vaksina të kompanisë AstraZeneca, duke llogaritur këtu edhe 5 mijë vaksina të cilat janë në komuna”, ka thënë ai.

Leave a Reply