Kurrë mos lejoni që uji për kafe apo çaj të vlojë disa herë: Këto janë rreziqet shëndetësore që mund t’i ketë!

0
253

Na ndodh shpesh, duke nxituar gjatë përgatitjes së kafesë ose çajit, ta lëmë ujin në pllakë shporeti të vlojë disa herë, por kjo shprehi është shumë e keqe për shëndetin tonë

Ekspertët thonë se edhe mineralet e shëndetshme prej tij bëhen të dëmshme në këtë mënyrë, gjë që shihet qartë në shembullin e kalciumit, i cili kështu krijon gurth.

Kjo është arsyeja pse është më mirë ta derdhni atë ujë, në vend që ta pini si kafe ose çaj, transmeton Telegrafi.

Kërkimet tregojnë se vlimi i dyfishtë rrit arsenikun, nitratet dhe fluorin nga uji, gjë që nuk është i mirë për trupin tonë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se rreziku më i madh nga një ujë i tillë i pijshëm është sasia e lartë e arsenikut, sepse çon në helmim, probleme me tretjen, diabet dhe sëmundje kardiovaskulare.

Dihet më pak se temperaturat e larta shndërrojnë nitratet në nitrosamina të cilat janë kancerogjene dhe prekin veçanërisht vezoret, zorrët, fshikëzën.

Leave a Reply