Gjethet e dafinës: Kura natyrale kundër gripit dhe problemeve me lukthin

0
50

Në ditët e ftohta të dimrit, të gjithë përballen me gripin dhe ftohjen, prandaj kurat natyrale janë të rëndësishme t`i përdorni.

Shqiptarët gjithmonë kanë preferuar kurat natyrale para atyre farmaceutike, dhe sigurisht edhe pse në disa raste antibiotikët apo diçka tjetër janë e pashmangshme, në disa raste të tjera kurat natyrale janë më se mjaftueshëm.

Një prej produkteve natyrale që janë plot me dobi për shëndetin janë gjethet e dafinës.

Gjethet e dafinës janë të pasura me përbërës bimorë, vitamina dhe minerale plot vlera. Më poshtë do të lexoni vlerat e pasura të gjetheve të thata të dafinës.

Zgjidhje për refluksin ose urthin:

Gjethet e dafinës ndihmojnë tretjen dhe shmangin çrregullimet në këtë sistem. Nëse pini çaj dafine mund të luftoni aciditetin e lartë në stomak dhe të zgjidhni problemin e lëvizjeve të çrregullta të zorrëve.

Gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mundësojnë shpërbërjen e proteinave dhe rrjedhimisht ato janë një zgjedhje e shkëlqyer. Merrni 5 gramë me gjethe dafine, shtoni një centimetër xhenxhefil dhe ziejini së bashku në 300 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e ujit. Shtoni mjaltë dhe pijeni lëngun dy herë në ditë derisa të rregulloni organizmin.

Infeksionet dhe të ftohurat:

Gjethet e dafinës janë efikase kundër infeksioneve dhe simptomave të të ftohtit dhe gripit. Në rastet kur vuani nga probleme me frymëmarrjen, zieni 2-3 gjethe dafine në ujë. Lëreni të ftohet për 10 minuta. Zhysni një napë në lëng dhe më pas vendoseni në kraharor për ta çliruar nga bllokimet e shkaktuara nga i ftohti, kolla dhe virozat.

Çaji i gjetheve të dafinës është efikas kundër temperaturës. Nëse vuani nga tështimat e përsëritura, zieni disa gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e tij. Kullojeni dhe pijeni lëngun.

Leave a Reply