Sa është dinjitoz patriotizmi virtual, në mbrojten e vlerave të UÇK-së, kjo lavdi jona kombëtare?!

0
623

Një deklaratë e një zyrtari që është në theqafje e sipër, nxiti zemrim qytetar, dhe mjaftoi që Ne, të shpërfaqim virtualisht patriotizëm. Për çudi, m’a shumë po i kushtojmë rëndësi aktiviteteve virtuale sesa atyre se çfarë në fakt bëjmë. Trajtim jodinjitoz për lavdinë e trimave të UÇK-së.

Druaj se nuk po i mbrojmë sa duhet këto vlera. Nuk është mjaftueshëm për krejt atë sakrificë të tërë, atë gjak të derdhur, ato masakra pa dallim moshe, dhunime e përdhunime, gjymtyrë të humbura, e trupa ende të pagjetur. E sot, trimat që bënë historinë e re, po përbuzen e po fyen.

Kryeministri tashmë është i shkarkuar, e bashkë me të edhe ky farë Zyrtari, por njē gjë duhet të qartësohet që secili që synon t’a ket popullin pas vetës, e t’a qeverisë atë, duhet t’a kuptojë se këto vlera, që burimin e patën pikërisht nga populli, e që dolen dhe e mbrojtën po këtë popull, në kohën kur po ky popull rrezikohej deri në shfarosje, se do të zemërohet keq ky popull, sa herë njolloset UÇK-ja. Ky duhet të jet patriotizmi ynë dhe i brezave pas nesh dhe se keshtu vlerësojmë, nderojmë e ndërtojmë vlera mbi breza.

Ka popuj që kanë ndërtuar edhe mite të rrejshme, duke e “begatuar” të kaluaren e tyre historike, kurse Ne e kemi fare të lehtë, mjafton t’i ruajmë vlerat tona dhe t’a shkruajmë të drejtën tonë historike, në mënyrë meritore.

#Lavdidëshmorëve!

#Drejtësiçlirimtarëve!

Shkruan: Afrim BEKTESHI

Leave a Reply