Kthehet në shtëpi delja australiane e humbur gjatë zjarreve të 2013 në Tazmani

0
557

Një familje në ishullin e Tasmanisë në Australi është ribashkuar së fundmi me një dele të humbur prej kohësh, pas u ndanë shtatë vjet më parë gjatë zjarreve shkatërrimtare që dogjën të gjithë fermën e tyre.

Delja e njohur me emrin Prickles, ishte vetëm një qing i vogël kur u zhduk në fermën gjigande gjatë zjarreve të vitit 2013.
Më pas familja u detyrua të rindërtonte gardhin 50km të pronës së tyre, që ishte shkatërruar nga flakët së bashku me 20,000 hektare tokë të djegura në të gjithë rajonin.

Delja ishte parë ditë herë vitet e fundit me pellushin e saj të ekzagjeruar por vetëm së fundmi një fqinj i tyre kishte arritur ta ndalonte e ta merrte në furgonin e tij

“Ajo është bërë plotësisht rrumbullake. Është bërë si një top leshi,” thotë e zonja Gray për mediat. “Ka shumë shkopa e mbeturina në leshin e saj prandaj mezi presim ta zhveshim”, shton ajo teksa delja është rikthyer në fermë dhe është miqësuar me kafshët e tjera.

Leave a Reply