Rrufeja mbyt 165 dele, bariu në lot: Më ndihmoni (VIDEO)

0
1219

Një rrufe ka goditur një tufë delesh në Gramsh, e si pasojë 165 krerë kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht çobani.

BalkanWeb raporton se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pas një stuhie shiu që mbuloi qendrën administrative Kukur.

Çobani i cili ka shpëtuar mrekullisht, Skënder Shuli, me lot në sy bën apel për ndihmë nga qeveria, pasi thotë se familja e tij prej 6 anëtarësh kishte si burim të ardhurash gjedhët.

“Sot rrufeja nuk goditi vetëm tufën time, por gjithë familjen”, thotë ai.

Leave a Reply