Ribery ende pa ekip, por te Bayern mohojnë rikthimin e tij

0
355

Mjaftoi një darkë miqësore mes Olivier Kahn dhe Franck Ribery, që të ndiznin zërat e një rikthimi të yllit francez te Bayerni i Mynihut. Sulmuesi 38-vjeçar ka shkruar historinë me klubin bavarez dhe pas një eksperience 2-vjeçare te Fiorentina, është pa ekip, por nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Megjithatë rikthimi te Bayerni i Mynihut është i pamundur dhe këtë e ka pranuar vetë drejtuesi më i lartë i bavarerëve, Kahn, i cili ka deklaruar se Ribery nuk bën pjesë në planet e klubit, që për më tepër është i kompletuar në repartin e avancuar.

“Me Ribery takohemi shpesh në Mynih për darka, pasi kemi luajtur bashkë dhe kemi ruajtur miqësinë, por rikthimi i tij te Bayerni nuk është një opsion as për ne dhe as për vetë lojtarin. Jemi të kompletuar në repartin e sulmit dhe një si Franck nuk mund ta marrësh për të ngrohur pankinën”, deklaroi Kahn.

Franck Ribery mbajti veshur fanellën e Bayernit të Mynihut për plot 12 sezone dhe ia doli të fitojë 9 tituj kampionë, 7 Kupa Gjermanie, 4 Superkupa Gjermanie, një Ligë Kampionesh, një Superkupë Europiane dhe një Botëror për klube, teksa në 425 ndeshje arriti të dërgojë 124 herë topin në rrjetë./SS

Leave a Reply