Reagon Ministria: Mos iu besoni recetave të rrjeteve sociale për COVID-19, konsultohuni me mjekët

0
516

Një “recetë” për trajtimin e personave të prekur me COVID-19, është shpërndarë me të madhe në rrjete sociale. Për këtë çështje, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSh-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e publikimeve të tilla dhe se për çdo shqetësim lidhur me këtë sëmundje të kontaktohen me mjekun dhe të përcjellin vetëm këshillat zyrtare.

“Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe  shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare,  të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentë shëndetësor  dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply