Rambo i Prizrenit shkakton termet në basketbollin kosovar, fiton katër tituj dhe inkuadrohet në Superligë

0
3946

Cilësohet si mjeshtër i basketbollit, profesionist, i palëkundur, konkurues e luftarak.

Kur pak kanë besuar, ai ka arritur që të inkuadrohet në Superligën e Basketbollit.

Bëhet fjalë për trajnerin shumë të suksesshëm nga Prizreni, Ramush Rushiti i cili ndër vite është duke e udhëheur ekipin e basketbollit “Junior 06”.

Në Prizren njihet si Rambo i basketbollit, trajner që nuk dorëzohet, që e njehë mirë mentalitetin e secilit basketbollist/e dhe poashtu edhe secilin kundërshtar/e.

Nën drejtimin e Rushitit, vashat e “Junior 06” kanë fituar Ligën e Parë, duke u inkuadruar për herë të parë në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndërsa me U-14 Rambo i Prizrenit për të katërtin vit radhazi është duke u shpallur kampion, duke dhënë sinjale se nga ky klub pritet të dalin basketbolliste me zë në të ardhmen.

Mbështetja financiare që i ka dhënë “Moni Bau”, biznes i njohur dhe shumë i suksesshëm nga Prizreni, ka ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në arritjen e këtyre sukseseve, që lirisht mund të themi se janë të rralla, të mëdha dhe shumë domethënëse në sport./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here