Prokuroria e Prizrenit ngrit 13 aktakuza kundër 15 personave

0
313

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara.
I ndaluari i parë dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi, personi i dytë i ndaluar dyshohet se ka kryer veprat penale “Kalimi i paautorizuar i kufirit ose vijës kufitare” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa, i ndaluari i tretë është ndaluar për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

Leave a Reply