BIK-u njofton se kur falet Kurban Bajrami

0
221

Dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të dielën, më 16 qershor.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Manifestimi fillon në orën 4:19, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë”.

“Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:34, të cilit do t’i prijë Burhan ef. Hashani- kryeimam i Këshillit të BI-së së Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava”.
Me rastin e kësaj feste, kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban Bajramit! “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here