Liderët e kuqezinjve dhe Jasir Asani, Bogdani: Ia dalim si vend i tretë

0
171

Gjatë intervistës për TMW, Erjon Bogdani, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares shqiptare me 18 gola, u ndal edhe te liderët e kuqezinjve të Sylvinhos.

Gjimshiti, Hysaj dhe portierët janë lojtarët me më shumë eksperiencë. Por kemi edhe mesfushorë si Asllani, Ramadani dhe Bajrami, lojtarë shumë të mirë me topin. Jemi optimistë dhe pozitivë përpara ndeshjes me Italinë.

A do të bisedoj përpara ndeshjes me ndonjë nga lojtarët? Të shohim, por besoj se po. Sigurisht që do i dërgoj ndonjë mesazh Gjimshitit dhe Berishës, lojtarë ekspertë të cilët i njoh shumë mirë”.

Pasi cilësoi Armando Brojën si sulmuesin që do të thyejë rekordin e tij të golave te Shqipëria, Bogdani ka disa fjalë edhe për Jasir Asanin, surprizën e eliminatoreve të Euro 2024.

Me Kombëtaren po i ecën, po i shkon gjithçka vaj. Është një futbollist i shpejtë dhe ka një goditje shumë të mirë. E njoh shumë mirë, pasi ka luajtur në Shqipëri me Partizanin, ekip me të cilin fitoi edhe titullin./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here