Prizren | Selmanaj takoi nënkryetarin e OHTK-së Burim Sallauka

0
432

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj është pritur në takim nga nëkryetari i OHTK-së, Burim Sallauka.

Selmanaj në takim ka thënë se turizmi do të jetë prioritet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse Prizreni ka të gjitha kushtet që të jetë pikë kryesore turistike.

“Kënaqësi që sot të takojmë z. Burim Sallauka, i cili përveç që është nënkryetar i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit në Kosovë, është edhe një afarist i cili me punë dhe angazhim ka arritur të krijojë një biznes mjaft të suksesshëm dhe serioz.”, ka thënë në mes tjerash Selmanaj, i cili ishte i përcjellur nga disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

“Kënaqësi që sot të takojmë z. Burim Sallauka, i cili përveç që është nënkryetar i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit në Kosovë, është edhe një afarist i cili me punë dhe angazhim ka arritur të krijojë një biznes mjaft të suksesshëm dhe serioz.
Nga afër dëgjuam kërkesat dhe ankesat e tyre të cilët përballen gjatë punës së tyre.
Infrastruktura rrugore për Prevallë e Rugovë duhet të jenë prioritet i secilës qeveri. Investimet në këto dy pasuri kombëtare do t’i sillnin Kosovës shumë turistë dhe padyshim stabilitet bizneseve që operojnë në këto pjesë.
Po ashtu lehtësitë në politikat tatimore do ishin mbështetje e madhe për zhvillimin e këtij sektori të qenësishëm për ekonominê e vendit.
Turizmi do të jetë prioritet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse Prizreni ka të gjitha kushtet që të jetë pikë kryesore turistike, por fatkeqësit kjo qeverisje nuk e ka synim investimin dhe zhvillimin e turizmit.
Faleminderit për mikpritjen, Burim e Ibrahim🤝
Bashkë për punë të mira!”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook Selmanaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here