Ende asgjë të re në KF “Liria”

0
972

Pas paralajmërimeve muj më parë në një Tv, më saktë në Tëvë1 në një emision sportiv ku mysafir ishte Valon Osmani dhe disa analistë tjerë, kryetari i Lirisë pati paralajmëruar se së shpejti KF.Liria do të ketë riorganizim me pronar të ri dhe menagjim të suksesëshëm, me ç’rast do të kthehet përsëri në superligë.

Deri më tani nuk shihet se ka ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtim. Madje ekziston rreziku të bie edhe nga liga e parë apo ta përcjell fati i KF ‘Besa’ nga Peja e cila u shua si klub për një kohë të gjatë.

Ku mbetën premtimet e kryetarit Valon Osmani, ishin vetëm në letër dhe u dogjën apo i morri era. Çka po ndodhë me klubin më me namë në futbollin kosovar KF “Liria”. A do të vijnë ditët më të mira apo do të fundoset tërsisht.

Nga klubi kanë filluar të largohen shumë futbollistë duke mos pa ndonjë të ardhme më të mirë. I fundit që ndau rrugët me klubin ishte gardiani fatntastik Drilon Hodaj me pritjet e tija të penalltive në barazh kunër Ferizajt e dërgoi Lirinë në superligë. Largimi i tij dhe shumë lojtarëve tjer vjen si rezulltat i dështimit duke mos pa ndonjë perspektivë të ndritëshme.

Shpresojmë në ditët më të mira për KF “Liria”…?!

Shkruan: Durak THAÇI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here