Policia po e ruan argjendarinë pronari i së cilës u arrestua në lidhje me grabitjen në Suharekë

0
124
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës po vazhdon edhe sot ta mbajnë të bllokuar argjendarinë “Baraku”, në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua për përfshirje në grabitjen në Suharekë.

Gazeta Online Reporteri.net raportoi mbrëmë se një person është arrestuar në Prishtinë, pas bastisjes në këtë argjendari.

Zyrtarët policorë e ndaluan të dyshuarin, pasi ai shkoi me nxitim në një shtëpi në afërsi.

Pronari i arrestuar dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë të 250 mijë eurove.

Grupi që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë pati përleshje me Policinë ditës së enjte, pas një operacioni të gjerë policor.

Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.

Leave a Reply