Refuzimi i radhës, Bayernit i thotë “jo” edhe trajneri i “Shqiponjave”

0
268

Bayern Munich përballet me një tjetër refuzim në lidhje me trajnerin që do të zëvendësojë Thomas Tuchel. Pas emrave si Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick, rekordmenët e Gjermanisë kanë marrë një “jo” edhe nga Roger Schmidt.

57-vjeçari drejton Benfikën prej verës së vitit 2022. Më parë ka punuar edhe në Holandë (PSV), Kinë (BJ Guoan), Austria (Salzburg). Në vendlindje ka drejtuar Bayer Leverkusen dhe Paderborn.

Dua të qëndrojë te Benfica deri në fundin e kontratës”, theksoi Schmidt, pjesë e “Shqiponjave të Lisbonës” deri në verën e vitit 2026.

Për momentin, emri që përflitet më shumë për marrjen e drejtimit të Bayernit është Roberto De Zerbi, 44-vjeçari nga Brescia.

Pavarësisht se në më shumë se një rast ka theksuar dëshirën për të mbetur në Premier League, italiani do të ndahet në fundin e sezonit me “Pulëbardhat”./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here