Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 36 mijë gjoba brenda një muaji

0
148

Policia e Kosovës vetëm në muajin e parë të Ligjit të ri për rregullat e trafikut rrugor ka shqiptuar mbi 36 mijë gjoba, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Për mos respektim të shpejtësisë, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 27 mijë gjoba, derisa pas tyre vijnë ata për rrip të sigurisë, me mbi 4500 gjoba të shqiptuara.

Në radhë të tretë për nga gjobat radhiten shoferët që kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes, me mbi 2600 gjoba.

667 gjoba janë shqiptuar ndaj atyre që kanë drejtuar mjetin e tyre nën masën mbrojtëse “ndalim i mjetit”.

Në njoftimin e bërë policia ka bërë thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat për të kontribuar në sigurinë rrugore, duke shpëtuar kështu veten dhe të tjerët.

“Policia e Kosovës, APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut sepse vetëm bashkërisht mund të kontribuojmë në sigurinë rrugore duke shpëtuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet në njoftim./Reporteri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here