Garën kombëtare për esenë më të mirë organizuar në Shqipëri e fiton Leonor Berisha nga Prizreni

0
543

Ditë më parë në Shqipëri është organizuar gara kombëtare letrare në kategori të ndryshme.

Pjesëmarrës në këtë garë ishte edhe i riu nga Prizreni, Leonor Berisha i cili kishte konkuruar në kategorinë “Ese”.

Si rrjedhojë, Berisha është shpallur fitues i çmimit të parë në këtë kategori, ndërkaq ai ka falënderuar organizatorët e kësaj gare.

“Fitues i çmimit të parë! ✍
Të dashur miq,
Me kënaqësi ju njoftoj, se nga juria profesionale dhe profesor universitar, jam nderuar me çmimin e parë, në garën kombëtare letrare kategoria Ese, të mbajtur në Shqipëri.
Është ndjesi e veçantë, ku në mesin e qindra studentëve të shkëlqyeshëm në paraqitjet e tyre letrare, të jesh në krye të më të mirëve.
Mirënjohje organizatorëve z. Leons Hasani & z.Seldan Tabaku, profesorëve dhe gjithë studentëve shqiptarë, që ishin pjesë e kësaj gare.
Ju guxuat, prandaj, të gjithë jemi fitues!
E ju miqtë e mi, të afërm dhe familjarë, që më përkrahni në çdo rrugë dhe më motivoni që t’mos dorëzohem kurrë, ju falenderoj nga zemra, ju paqa për jetë.
Me respekt,
Leonor Berisha”, ka shkruar Berisha në pofilin e tij në ‘facebook’./04 Online

Leave a Reply