Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se punëtorët e Shërbimit Korrektues dhe ata të juridikaturës së Kosovës do të kenë përkrahje të parezervë nga Qeveria, shkruan IndeksOnline.
Në takim me ta së bashku më kryeministrin Avdullah Hoti, Selimi u premtoi se do t’u qëndrojnë krah punëtorëve të sistemit të drejtësisë gjer në realizimin e të drejtave të tyre të plota.
“Përkrahje pa rezervë për punëtorët e Shërbimit Korrektues dhe ata të juridikaturës së Kosovës. Në takim me kryeministrin Hoti u adresuan kërkesat për kompensimin e punës së palodhshme gjatë Covidit-19 të zyrtarëve e personelit korrektues dhe atyre të judikaturës, duke u zotuar se do të punojmë në gjetjen e një zgjidhjeje. Me këmbëngulje do të qëndrojmë krah punëtorëve të sistemit të drejtësisë gjer në realizimin e të drejtave të tyre të plota”, tha ai./IndeksOnline/