Për 24 orë 80 aksidente në Kosovë, policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku

0
185
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese.

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 80 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 35 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe kurse 45 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 2 mijë e 73 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 25 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 5 në ndalim policor dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply