Artisti shqiptar Kidda ka sjellë këngën e tij më të re, të titulluar “Akuza”, të cilën e ka publikuar së bashku me videoklip.
Projekti është realizuar me tekst, melodi dhe incizim nga vetë Kidda, ndërsa për produksionin muzikor, miksimin dhe masterizimin është kujdesur Redy.
Videoklipi është realizuar nga Valon Aziri në bashkëpunim me Kiddën, me efekte vizuale nga Floridvfx.
“Akuza” tashmë është publikuar në kanalin zyrtar të artistit në YouTube./04 Online/















































