Ulet çmimi i naftës në Kosovë, zbret në 1.72 euro për litër, benzina 1.58 euro

0
186

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, ka publikuar çmimet tavan për shitjen e hidrokarbureve për të premten.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës dhe benzinës ka zbritur për dy centë, ndërsa gazi për një cent.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.72 euro për litër, i benzinës 1.58 euro për litër derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.78 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Në vendin tonë, me vendim të Bordit të Transparencës, nafta shitet me 232 lekë për litër,  benzina 216 lekë për litër dhe gazi 81 lekë për litër.

Leave a Reply