Milani dhe Roma në garë për Endrickun, Real Madridi kërkon deri në 70 milionë euro

0
27

Sulmuesi brazilian Endrick mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi për shërbimet e tij kanë shfaqur interesim Milani dhe Roma.

Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, transferimi i 20-vjeçarit mund të kushtojë nga 60 deri në 70 milionë euro. Milani është i gatshëm të shqyrtojë një ofertë që përfshin pagesë fikse dhe bonuse, ndërsa Real Madridi mund të kërkojë edhe klauzolë riblerjeje.

Megjithatë, marrëveshja mbetet e pasigurt, pasi Jose Mourinho nuk dëshiron largimin e sulmuesit brazilian. E ardhmja e Endrickut pritet të jetë një nga çështjet interesante të merkatos së janarit./04 Online/