Gjatë sezonit të gripit, zyrat dhe ambientet e mbyllura mund të bëhen vende ku viruset përhapen më lehtë, veçanërisht kur shumë persona ndajnë të njëjtën hapësirë pune.
Për të zvogëluar rrezikun e infektimit, ekspertët rekomandojnë disa masa të thjeshta që mund të zbatohen çdo ditë:
1. Ajroseni rregullisht zyrën
Hapja e dritareve dhe qarkullimi i ajrit të freskët ndihmojnë në uljen e përqendrimit të grimcave infektive në ambientet e mbyllura.
2. Lani duart shpesh
Pastroni duart me ujë dhe sapun, veçanërisht pas përdorimit të hapësirave të përbashkëta. Kur nuk keni mundësi, përdorni dezinfektues me bazë alkooli.
3. Pastroni pajisjet e përbashkëta
Tastierat, telefonat, dorezat e dyerve dhe sipërfaqet e tavolinave duhet të pastrohen rregullisht, pasi përdoren nga shumë persona.
4. Mos shkoni në punë kur jeni të sëmurë
Nëse keni simptoma të gripit, qëndroni në shtëpi për të shmangur infektimin e kolegëve. Nëse jeni në zyrë dhe filloni të ndiheni keq, largohuni sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vaksinimi sezonal kundër gripit mbetet masa më e rëndësishme për uljen e rrezikut të infektimit dhe komplikimeve serioze./04 Online/














































