Thibaut Courtois ka vendosur të vazhdojë aventurën në Madrid, pasi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2028.
Portieri belg pritet ta zyrtarizojë marrëveshjen në ditët në vijim, duke iu bashkuar Arda Gülerit dhe Aurelien Tchouamenit, të cilët gjithashtu kanë siguruar vazhdimësinë te kampioni spanjoll.
Me këtë lëvizje, madrilenët sigurojnë edhe për disa sezone shërbimet e një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës./04 Online/














































