Suharekë, pas një mosmarrëveshje rrahen 4 persona mes vete, arrestohen të dyshuarit

0
226
Foto: Ilustrim

Një rast i lëndimit trupor është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Nga Policia kanë njoftuar se katër personat kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar trajtim mjekësor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 20:11 në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Suharekë.

Të dyshuarit me urdhër verbal të prokurorit janë mbajtur në ndalim policor për 6 orë, pastaj janë liruar në procedurë të rregullt.

LËNDIM TRUPOR / Rr. Ibrahim Lutfiu, Suharekë 21.07.2022 – 20:11. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar trajtim mjekësor. Të dyshuarit me urdhër verbal të prokurorit janë mbajtur në ndalim policor për 6 orë, pastaj janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply