E trishtë: Ky është personi që humbi jetën nga të shtënat me armë në Suharekë, i dyshuari për vrasjen përfundoi në pranga

0
135

Sylë Dakaj është viktima që humbi jetën pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën mesditën e sotme në Suharekë, ndërsa i dyshuari për vrasjen, Rrahman Hoti, 60-vjeçar, tashmë ndodhet në prangat e Policisë.

Sinjali mëson se Dakaj dyshohet se u qëllua disa herë me armë zjarri nga Hoti, pas një konflikti për një parking. Ai fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Emergjencë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Detaje të tjera për të kaluarën e të dyshuarit i ka siguruar ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Hoti dyshohet se kishte një të kaluar kriminale edhe në Zvicër, prej nga ishte dëbuar pasi kishte vrarë bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve të Sinjalit, ai kishte vuajtur disa vite burgim për këtë vepër penale, përpara se të dëbohej nga shteti zviceran.

Ndërkohë, pas të shtënave në Suharekë, Hoti ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por Policia arriti ta identifikonte dhe ta arrestonte./Gazeta Sinjali/