Domatet në luftën kundër kancerit

0
28

Nuk ka mendim më të shëndoshë sesa të shijosh ushqimin duke e zgjedhur atë në mënyrë që ta mbani sa më larg kancerin. Kështu është shumë e nevojshme që të bëhet një administrim i mënyrës së të ushqyerit.

Sipas një lajmi të nxjerrë pas një studimi mbi ushqimet dhe administrimin e tyre, është konstatuar se domatet, të cilat janë shumë të pasura me antioksidantë dhe përbërës të tjerë  shumë të nevojshëm për organizmin siç është beta karoteni, mund të ndihmojnë në shmangien e disa tipave të kancerit.

Agjensia e kërkimeve ndaj kancerit ka treguar se jo vetëm domatja por edhe produktet që vijnë prej saj ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Përbërësit që ato përmbajnë kanë aftësinë që të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Pas studimeve të bëra mbi ndikimin që kishin në organizëm përbërësit e domates, u zbulua se konsumimi i saj arrinte të reduktonte rrezikun e kancerit të prostatës, kancerit të mushkërive apo atij të pankreasit.

Efekti antikanceroz vjen nga veprimi i likopenit, përbërës i cili gjendet te domatja, dhe është një çelës i ri në luftën kundër kancerit. Në fillim është dukur si e pamundur të mendojë se ky përbërës kimik mund të reduktojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës, mushkërive, mëlçisë, zorrës së trashë, i gjirit, vezoreve dhe pankreasit. Por rezultatet e arritura treguan se domatja dhe produktet e saj mund të ndalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Rezultatet e arritura u publikuan për herë të parë në gazetën e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe qe një zbulim me rëndësi veçanërisht për ata burra që rrezikonin kancerin e prostatës. Zbulimi i parë për efektin antikanceroz të domates është bërë në vitin 1989, dhe u zbulua se burrat të cilët konsumonin një ose më shumë produkte domatesh në javë reduktojnë rrezikun e kancerit të prostatës në më tepër se 60 për qind. Pas 12 vjet të tjera studimesh mbi 47 000 meshkuj arritën përmirësim në gjendjen e tyre shëndetësore nën terapitë analizuese me përbërësit e domates nga Qendra Kërkimore. Studiuesit theksojnë se konsumimi i domates është qenësor për organizmin. Shumë mjekë mendojnë se domatja dhe likopeni
Antioksidantët
Shoqëria Amerikanë e Kancerit ka theksuar se domatet kanë shumë antioksidantë të domosdoshëm për organizmin. “Ato nuk mund të ndryshojnë sëmundjen te ata që vuajnë nga kanceri por ato mund të ndikojmnë në përmirësimin dhe lehtësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Pacientët që hanë çdo ditë fruta dhe perime gezojnë një gjendje më të lehtësuar, duke e mbrojtur veten nga evoluimi i përshpejtuar i sëmundjes.” – shprehet Marji Mçullough, drejtor i epidemiologjisë së përbërësve ushqimorë në këtë shoqatë. “Ne duam t’i inkurajojmë njerëait të hanë domate dhe produkte të ndërtuara prej saj sepse ato mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por ne e rekomandojmë këtë si bashkëngjitje të një diete të pasur në varietete të ndryshe perimesh dhe frutash. Për vetë përbërësit shumë të rëndësishëm që përmban domatet duhet të përfshihen në dietë.” – përfundon Mçullogh. Për momentin kjo është një shpresë më tepër në gjetjen e një çelësi për të ecur në botine e luftës kundër kancerit.

Çfarë e shton rrezikun e kancerit
– Nëse në familje keni histori të kancerit
– Nëse jeni duke përdor apo keni përdor produkte të duhanit, siç
janë cigaret apo llullat e posaçme për të pirë duhan.
– Konsumimi i rregullt i alkoolit
– Konsumimi i ushqimit që përmban yndyrë të lartë gjatë tërë
jetës tuaj.
– Ekspozimi i lartë ndaj rrezatimeve siç janë rëntgenogram dhe
rrezet ultraviolete.
– Përdorimi i llambave diellore dhe aparateve për nxirrje të
lëkurës.
– Rrezet ultravioletë e marra nga aparatet për nxirrje të lëkurës
– Ekspozimi ndaj kimikateve sidomos nëse punoni me to, siç janë metalet apo pesticidet.

Simptomat me të cilat shfaqet kanceri

Simptomat e kancerit varen nga lloji dhe vendi  ku ai  shfaqet. Në mushkëri ai mund të shkaktojë kollë,  bllokim frymëmarrjeje ose dhimbje stomaku; ndërsa kanceri I zorrës së trashë zakonisht shkakton diarre, apo rrjedhje gjaku gjatë jashtëqitjes. Disa forma të kancerit mund të mos shfaqin ndonjë simptomë të dukshme. Në disa raste simptomat shfaqen në stadet ku tumori ka evoluar. Këto forma janë të vështira për t’u kuruar. Përgjithësisht  simptomat e shfaqura janë të njëjta për disa forma të shfaqjes së kancerit, si: ethe, temperaturë, të dridhura, djersitje gjatë natës,  humbje peshe që shoqërohet me ulje të oreksit, dobësi dhe lodhje. Pavarësisht nga simptomat kanceri diagnostikohet nga  analizat. Edhe pse përcaktimi i llojit të kancerit shfaq vështirësitë e veta e rëndësishme është që trajtimi isëmundjes të arrihet të bëhet në kohën e duhur.

Kanceri i gjirit dhe  përhapja e tij

Çdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishëm në më shumë se 1 milion gra në botë dhe më shumë se 400 mijë gra vdesin nga çdo vit nga kjo sëmundje. Instituti Kombëtar Amerikan i Kancerit thotë se numri i grave që diagnostikohen me kancerin e gjirit po shtohet. Por si përhapet ky kancer dhe cilat janë mundësitë e kurimit të tij? Kanceri mund të fillojë në çdo organ apo ind të trupit. Por qelizat mund të përhapen nga tumori fillestar dhe të lëvizin përmes rrjedhjes së gjakut në pjesë të tjera. Gjatë viteve të fundit, studiuesit kanë krijuar ilaçe që përmirësojnë shanset e grave me kancer në gji. Ka disa lloje të kancerit të gjirit. Studiuesit thonë se trajtimi varet gjerësisht nga terapia e përdorur, përdorimi i ilaçeve që reagojnë mbi qelizat specifike të kancerit.

Sëmundja vdekjeprurëse dhe dhe organet ku prek
Kanceri është shtimi ipakontrolluar i qelizave jonormale të cilat ndryshojnë nga indi normal. Ky shtim i parregullt i këtyre qelizave mund të çojë drejt vdekjes  kur këto qeliza  pengojnë funksionimin normal  të organeve të trupit të njeriut ose përhapen në të gjithë trupin duke dëmtuar sistemin qendror. E shohim të emërtuar më disa forma si: tumor kanceroz; tumor malinjit; tumor; kancer etj. Në ditët e sotme vihet re se të sëmurët me kancer janë të prekur nga forma të ndryshme në të cilat ai shfaqet. Kanceri mund të prekë inde të ndryshme të trupit ose organe si: mushkërinë, zorrën e trashë, gjirin, lëkurën, indet nervore etj. Kanceri nuk është  një sëmundje e lehtë dhe shanset për të mbijetuar ndryshojnë në varësi të llojit të sëmundjes.

Kanceri i prostatit
Kanceri i prostatit është mes kancereve më të zakonshëm tek burrat në vendet e zhvilluara. Rreth 400 mijë raste të tilla shfaqen çdo vit në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë dhe afro 90 mijë burra pritet të vdesin nga kjo sëmundje. Parashikohet që ndërsa burrat në vendet e zhvilluara jetojnë më gjatë, edhe numri i prekjes apo vdekjeve nga kanceri i prostatës të rritet, nëse këtu nuk merren parasysh përparimet shkencore. Në fakt, shkencëtarët vazhdimisht përpiqen për trajtime të reja më të suksesshme. Mjekët u bëjnë thirrje burrave mbi moshën 50 vjeç që çdo vit të kryejnë analiza të gjakut për antigjenin e veçantë të prostatit. Kjo analizë ndryshe quhet PSA. Niveli i lartë ose rritja e nivelit të këtij antigjeni është shenjë paralajmëruese për kancer në prostat.