Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë: Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata në familjen e ish-kryekuvendarit

0
25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me vizitën humanitare të ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Kosovë, duke shprehur solidaritet me të dhe familjen e tij në këtë periudhë të vështirë.

Në një prononcim për media, Kurti e ka cilësuar situatën në familjen Krasniqi si jashtëzakonisht të dhimbshme, ndërsa ka uruar që gjithçka të shkojë sa më mirë në këto rrethana.

“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur në një situatë kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike padyshim që të gjithë jemi pranë familjës Krasniqi”, ka thënë Kurti.