Rasti i humbur i Vjosa Osmanit!

0
511

Vota e elektoratit të LDK-së për Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 6 qershorit 2019, më shumë se shprehje e vullnetit të elektoratit për ndryshim, erdhi si produkt i ngulfatjes së vullnetit të elektoratit në procesin e brendshëm zgjedhor, gjegjësisht për shkak të procesit të deformuar zgjedhor të partisë.
Prandaj, vota për Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 nuk ishte rastësi, por shpërthim vullkanik i LDK-së post-rugoviane për çkapjen e partisë nga klanet dhe grupet e interesit për rikthim të identitetit rugovian të partisë.

Barrikadimi i gabuar

Pas prishjes së koalicionit qeverisës LVV-LDK, Vjosa Osmani në vend që të respektoj vendimet e partisë u barrikadua kundër saj dhe në mbështetje të partisë rivale.
Ky ishte gabimi më fatal për Vjosa Osmanin, për arsye se parimet politike dhe rugovizmi nuk mbrohen nga bastioni i një partie rivale e filozofisë politike rugoviane siq është LVV-ja dhe lideri i saj majtist.
Kundërshtarët politik të filozofisë politike rugoviane janë të shumtë dhe shumllojshëm, por Albin Kurti është ndër të parët dhe më i devotshmi nga gjithë të tjerët.
Këtë jo që po e themë unë, por janë faktet historike, mediat e shkruara dhe elektronike që e dëshmojnë një konstatim të tillë, të pakontestueshëm dhe të  pamohueshëm nga askush në Kosovë.

Mungesa e guximit

Vjosa Osmani e humbi rastin historik për bërjen e ktheses së madhe në LDK. Disa herë dhe në vazhdimësi kam kërkuar Vjoses që ta dëshmojë veten që është produkt i elektoratit për ndryshime dhe jo i grupeve të interesit në parti…
Mbase ky ishte momenti më i përshtatshën, do të thoja i papërseritshën dhe historik i Vjosa Osmanit. Pra, ishte momenti më i përshtatshëm që zonja Vjosa Osmani ta dëshmoj veten se është forcë e ndryshimit, e jo ta zhvilloj “luftën” nga pozicioni më i gabuar politik.
Sikurse më parë në proceset zgjedhore të LDK-së, që nuk mundi ta hedhë hapin e guximshëm për kandidim për ta paren e partisë, as tani Vjosa Osamni nuk e pat guximin e marrjes së iniciativës për zgjedhje të jashtëzakonshme në LDK, për ta kthyer veten në forcë vepruese për ndryshim dhe reforma të thella në LDK, kërkesë kjo e imja e vahzdueshme drejtuar asaj dhe gjitha forcave progresive në LDK.

Reformat, proces i pakthyeshëm në LDK

Reformat aq të nevojshme dhe të domosdoshme në LDK duhet të bëhen nga brenda e jo nga jasht, jo nga urrejtja por nga dashuria, jo nga hakmarrja primitive por nga toleranca dhe bashkëpunimi dhe nga shtrirja e dorës së pajtimit në LDK.
Vullnet i elektoratit për ndryshime në LDK, duhet materializuar sa më parë me thirrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në parti, nga të cilat duhet te dali një udhëheqje e re, e aftë dhe e guximshme që të përballet me sfidat e mëdha që ka vendi 21 vjet pas përfundimit të luftes, si: për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e sistemit shëndetësorë dhe arsimor, ashtu edhe për reformimin e sistemit të drejtësisë, ku pushtetarët t’i kenë frikën drejtësisë e jo drejtësia pushtetarëve, ku qytetarët ndjehen të mbrojtur nga ligjet shtetit të cilit i paguajnë tatime, e jo nga nga haraçi që u paguajne grupeve e klaneve mafioze për të siguruar bizneset e tyre.

“Salto mortale” e kryeparlamentares

Nuk ka vend për rrahagjokse dhe shitje të rugovizmit, se cili është më rugovist se tjetri.
Sikurse LDK-ja që ndahet në dy periudha historike, edhe rugovizmi ndahet në dy etapa. Sikurse dallimi mes LDK-së rgoviane dhe asaj post-rugoviane që është i madhë dhe substancial, dallojnë edhe rugovistët e epokes rugoviane me ata të asaj post-rugoviane.
Secili duhet të sillet konformë kontributit të dhënë në etapen e caktuar për LDK-në dhe shtetin e Kosovës në veçanti.
Kur është themeluar LDK-ja, Vjosa Osmani ka qenë vetëm 7 vjeçare, dhe si duket rugovizmin e ka ndjerë në shpirtë vetëm pas emërimit si këshilltare në zyrën e presidentit Fatmir Sejdiu.
Shihet qartë se zonjes Vjosa Osmani i duhet kohë për t’u kalitur si politikane, e aq më tepër për t’u brumosur mirë me filozofi politike rugoviane.

Një çasje pak më pragmatike e Vjosa Osmanit, do të bënte që ajo të fuqizohej akoma më shumë në elektorat për marrjen e besimit në drejtimin e LDK-së.
Ashtu sikurse Albin Kurti që bëri “hopa” pa e kapërcyer ylberin, edhe Vjosa Osmani bëri “salto mortale” me pozicionimin e gabuar politik përkrah kundërshtarëve më të mëdhenjë të filozofisë politike rugoviane.

Shkruan: Florim ZEQA

Leave a Reply